KryesoreLajme

Kurti në Bruksel kërkon që të hiqen masat e BE-së dhe Kosovës t’i jepet statusi i vendit kandidat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë pjesë e drekës së punës me liderët e Ballkanit Perëndimor, ftuar nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të enjten. 

Ai ka thënë se zgjerimi i Bashkimit Evropian, sidomos pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë, është përgjigjja më e mirë për të gjithë ata që kërcënojnë paqen dhe unitetin e Evropës. 

Në këtë kontekst, Kurti ka bërë thirrje që të trajtohet aplikimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe Kosovës t’i jepet pyetësori dhe statusi i vendit kandidat për anëtarësim, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit përmes një komunikate.  

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

Në të njëjtën kohë, ai ka kërkuar  që masat restriktive mbi Kosovën, të cilat i quajti të padrejta dhe jo fer, të hiqen.

Sa i përket Planit të Rritjes, Kurti është shprehur se Kosova ka qenë një ndër vendet e para që ka dorëzuar Agjendën e Reformave, duke treguar kështu përkushtimin e saj për Planin e Rritjes. Nga ZKM-ja thuhet tutje se Kurti konfirmoi mbështetjen për Procesin e Berlinit, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të plotë të katër marrëveshjeve të mobilitetet të nënshkruara në vitin 2022 në Berlin.

Lexo më shumë  Kurti takon ekipet e misioneve vëzhguese të zgjedhjeve, konstatohet se Kosova ka arritur të realizojë shumicën e rekomandimeve për zgjedhjet

“Çështje të tjera që u adresuan nga kryeministri gjatë drekës ishin edhe Programi i Transportit dhe Lehtësimit, tregu unik digjital, Zona e Përbashkët Evropiane e Pagesave (SEPA), Tregu i Përbashkët Rajonal dhe bashkëpunimi e siguria rajonale”, thuhet në komunikatë.

YouTube player