Lajme

Kurti: Në Bruksel do të kërkoj lirimin pa kushte të policëve

Kryeministri Albin Kurti ka konfirmuar edhe njëherë pjesëmarrjen e tij në takimin e thirrur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Ai ka thënë se në takim do të insistojë për lirimin urgjent të tre policëve, që sipas tij, janë duke u mbajtur peng nga Serbia.

Lexo më shumë  Përurohet ndërtimi i Parkut Industrial në Podujevë

Tutje ka shtuar se do të kërkojë shtensioinmin e situatës dhe normalizimin e marrëdhënieve.

“Kam përcaktuar itinerarin tim për të shkuar në Bruksel nga Roma nesër, duke konfirmuar pjesëmarrjen time në takimin e dialogut të nivelit të lartë të thirrur nga HR/VP Borrell. Do të insistojë për lirimin urgjent pa kushte të 3 policëve të mbajtur peng nga Serbia, deeskalimin dhe normalizimin e marrëdhënieve”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Produktiviteti i punës në Shqipëri pësoi rënie në 2025, e fundit në Ballkan

Rruga Press

YouTube player