Lajme

Kurti: NATO është i domosdoshëm për sigurimin e paqes në rajon

Në Mynih, kryeministri Albin Kurti takoi senatoren nga shteti i Ioëa-s, Joni Ernst. Kurti ka thënë se ajo është mike e madhe e Kosovës dhe përkrahëse e Forcës së Sigurisë, kurse theksoi se NATO është e domosdoshme për paqen në rajon.

“Ne ramë dakord që NATO është i domosdoshëm për sigurimin e paqes në rajonin tonë”, shkroi në Twitter.

Ndërkohë, në një komunikatë për media u njoftua se Kurti shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme në të gjitha fushat nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe krenarinë për bashkëpunimin,

Kurse senatorja amerikane konfirmoi mbështetjen e saj për Kosovën, përtej partneritetit ushtarak, në të gjitha fushat zhvillimore.

Rruga Press

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Serbia të dorëzojë në Kosovë terroristin Radoiçiq dhe grupin e tij kriminal
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *