Kurti: Na duhet prokurori aktive që lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë konferencës për lehtësimin e masave ka folur edhe për konkursin për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, raporton Ekonomia Online.
Ai tha theksoi se Kosovës i nevojitet një prokurori aktive, që lufton krimin e organizuar, krimet e luftës e korrupsionin dhe se pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë tejet e rëndësishme për të ardhmen e Kosovës.
“Ajo çka mund të them, në parim, është se na nevojitet një prokurori aktive, që lufton krimin e organizuar, krimet e luftës, korrupsionin, në mënyrë që shteti i Kosovës të bëhet shtet i së drejtës”, është shprehur Kurti .
Rruga Press