KryesoreLajme

Kurti: Mos të ishte letra e Thaçit për NATO-n, ushtrinë do ta kishim në veri të Kosovës

Përveç dialogut e Asociacionit, në Kuvendin e Kosovës po diskutohet edhe për çështjen e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka pyetur Kurtin për deklaratat e para të bëra kur ka ndodhur rasti e kur Kurti kishte thënë se terroristët i kanë vetëm dy opsione meqë janë të rrethuar dhe ose duhet të dorëzohen ose do të asgjësohen.

Lexo më shumë  'Këshilli Bashkiak në Maliq të Korçës diskuton dëmet nga përmbytjet', fermerët: Ku janë dëmshpërblimet për prodhimet e shkatërruara?

Deputeti i PDK-së Shala ka ngritur shqetësim për sigurinë e asaj pjese duke thënë se si ka qenë e mundur që janë futur një numër aq i madh i paramilitarëve serbë.

Kurti në fjalën e tij ka thënë se vija kufitare në atë pjesë është shumë e gjatë dhe se kufiri në Lepsoaviq , Zubin Potok e Zveçan do të duhej të ruhej nga ushtria. Por thotë se ish-presidenti Hashim Thaçi në 2013 kishte çuar letër tek NATO që Ushtria nuk e kalon Ibrin.

Kryeministri ka thënë se ajo letër edhe tani po i kufizon raportet me NATO-n dhe sipas Kurtit ishte një veprim katastrofal i Hashim Thaçit. Kreu i ekzekutivit ka thënë se po të mos ishte ajo letër, Ushtria do të ishte në Veri të Kosovës.

Rruga Press

YouTube player