KryesoreLajme

Kurti mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së KFOR-it

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR-it.

Në një komunikatë për medie nga Zyra për Informim e Kryeministrit bëhet e ditur se ceremonia e ndërrimit të komandës u mbajt në shtabin e KFOR-it në Prishtinë, ku komandanti i deritanishëm, gjeneralmajori Enrico Barduani bëri kalimin e detyrës zyrtare te gjeneralmajori Özkan Ulutas.

Lexo më shumë  NATO vendos një njësi të re “Patriot” në Turqi, pranë bazës Incirlik

“Kjo është hera e dytë që gjeneralmajori Özkan Ulutas merr komandën e KFOR-it në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  5 mijë kërkesa për azil në 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta në Shqipëri