Kurti: Modernizimi i ushtrisë sonë, synim për anëtarësim në NATO
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, thotë se së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e FSK-së, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari kanë parë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.
“Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë”, shkruan Kurti në Facebook.
Kreu i Qeverisë thotë se kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.
“Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO”, shkruan Kurti.
Rruga Press