KryesoreLajme

Kurti mirëpret vendimin e NATO-s për forca shtesë në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur vendimin e NATO-s për të rritur numrin e trupave të saj në Kosovë.

Sipas Kurtit, sulmi ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator ilustron përpjekjet e Serbisë për të destabilizuar Kosovën, me ndihmën e aleates së saj, Rusisë.

“Këta persona duan ta kthejnë kohën pas”, tha Kurti për Associated Press. “Ata janë në kërkim të një makine për kthimin e kohës. Ata duan ta kthejnë kohën për 30 vjet pas. Por, kjo nuk do të ndodhë”.

Lexo më shumë  Kurti uron kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut: Mezi pres t’i forcojmë marrëdhëniet bilaterale

Në sulmin ndaj Policisë në Banjskë u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Autoritetet thanë se gjatë përleshjeve, tre sulmues po ashtu u vranë.

Të premten, NATO, që ka misionin e saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, tha se do të shtojë forcat e saj në Kosovë.

“Ne na duhet NATO-ja sepse kufiri me Serbinë është shumë i gjatë dhe ushtria serbe së fundi po forcon kapacitetet e saj dhe ata kanë shumë pajisje ushtarake, si nga Federata Ruse ashtu edhe nga Kina”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Delegacioni i Kosovës takohet me presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së

Rruga Press

YouTube player