KryesoreLajme

Kurti mirëpret caktimin e datës së zgjedhjeve: Institucionet duhet të sigurojnë proces zgjedhor të drejtë dhe të rregullt

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka caktuar 28 dhjetorin për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, njëherazi lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, ka mirëpritur caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Kurti ka pohuar se dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë.

“Ajo bëhet edhe më madhështore kur ka pjesëmarrje sa më të madhe të qytetarëve tanë me të drejtë vote. Në të njëjtën kohë, duhet të sigurohemi që institucionet shtetërore kanë kohën e mjaftueshme për të bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi zgjedhor të jetë i rregullt, i drejtë dhe demokratik”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Vlorë/ Përmbytjet lënë pas dëme të mëdha, mbi 300 hektarë tokë të shkatërruara dhe bagëti të ngordhura

Tutje, ai ka shkruar “ne e mirëpresim caktimin e datës 28 dhjetor nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, si datën më të përshtatshme për zgjedhjet e parakohshme që po na presin”.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Osmani fillimisht nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, respektivishit legjislaturën e nëntë të tij.

Lexo më shumë  Një bjellorus në bordin e Korporatës Shqipare të Investimeve (ose pak sevda ruse..)!

Këtë e bëri të ditur në një konferencë për media, pas takimit konsultativ që pati sot me partitë politike parlamentare.

YouTube player