Kurti merr pjesë në shënimin e 157 vjetorit të festës së mbretit belg
Me ftesë të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në shënimin e 157-vjetorit të Festës së Mbretit belg.
Në adresimin e tij para të pranishmëve, Kurti ka thënë se Belgjika mban një vend dhe rol të veçantë për Kosovën.
“Kjo festë ka filluar së shënuari nga viti 1866 dhe është një ditë ku nderohet Mbreti i belgëve dhe historia e Mbretërisë së Belgjikës dhe popullit të saj. Në adresimin e tij para të pranishmëve, kryeministri Kurti tha se Belgjika mbanë një vend dhe rol të veçantë për popullin tonë, duke qenë shtëpi e qindra e mijëra atdhetarëve, të cilët kanë punuar pandërprerë për lirinë dhe pavarësinë e vendit. E në këtë përpjekje për liri, Belgjika u shfaq si një aleat i palëkundur. Ajo ishte njëra nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës dhe mbështetja e saj vazhdon edhe sot e kësaj dite, teksa punojmë bashkë për përmbushjen e synimeve të vendit tonë për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe NATO”, veçoi kryeministri.
Po ashtu, Kurti ka theksuar që Belgjika ka qenë mbështetës krucial i Kosovës në integrimin ekonomik, duke kontribuar në finalizimin, me sukses të procesit të liberalizimit të vizave.
“15 vjet pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, kryeministri tha se po dëshmojmë thellim të lidhjeve politike, kulturore, ekonomike, e sigurisë, teksa nënvizoi se Belgjika ka qenë mbështetës krucial i Kosovës në integrimin ekonomik, duke kontribuar në finalizimin, me sukses të procesit të liberalizimit të vizave dhe dhënë asistencë të vlefshme për procesin e anëtarësimit në Këshill të Evropës. Si shembull të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, kryeministri e mori avancimin e prezencës së saj diplomatike në Kosovë. Në shtator të këtij viti, Belgjika ka hapur ambasadën e plotë në Kosovë dhe ka emëruar Gregoire Cuvelier si ambasadorin e saj të parë në Republikën e Kosovës”, ka theksuar tutje Kurti.
Krahas lidhjeve diplomatike, Kurti ka folur edhe për bashkëpunimin ekonomik dhe partneritetin ndërmjet bizneseve belge dhe ato nga Kosova, të cilat po japin rezultate premtuese.
Për fund, ne këtë ditë të shënuar për Mbretërinë e Belgjikës, ai i shprehu urimet e tij Mbretit Philippe, Mbretëreshës Mathilde, Princeshës Elisabeth, Princit Gabriel, Princit Emmanuel dhe Princesësh Eleonore.
Rruga Press