KryesoreLajme

Kurti merr pjesë në meshë në Kishën “Zoja e Shkodrës” në New York, e kremtuar nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Kishën Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të New York-ut, ku ka marrë pjesë në meshën e së dielës, e kremtuar nga Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani, së bashku me Dom Pjetër Popajn.

“Është kënaqësi dhe nder i veçantë që ndodhem sot bashkë me juve dhe më lejoni që fillimisht ta përshëndes Eminencën e Tij, Kardinalin Ernest Simoni Troshani, i cili me jetën e tij që është vepër na frymëzon që të gjithë neve edhe si qytetarë republike, edhe shqiptarë ngado që jemi, por edhe si zyrtar shteti”, tha kryeministri Kurti, duke shprehur mirënjohje për kontributin e komunitetit shqiptaro-amerikan në ruajtjen e lidhjeve me atdheun dhe në mbështetjen e Kosovës.

Lexo më shumë  13 vendet në Shqipëri, ku çmimet të bëjnë të djersish, zemra të rreh shpejt dhe xhepi te rrezikoht: Çmimet nga supermarketi te karburanti te mjeku

Kurti gjatë fjalës së tij, është ndalur edhe te vizita në Yonkers, ku së bashku me delegacionin nga Kosova ka bërë homazhe te varret e vëllezërve Yll, Ilir dhe Mehmet Bytyqi.

Sipas Kurtit, për tre vëllezërit Bytyqi, të cilët ishin pjesë e Batalionit “Atlantiku” të UÇK-së, të vrarë në vitin 1999 nga forcat serbe, po vazhdohet të ngritet në tavolinë me zyrtarët amerikanë mungesa e drejtësisë për ta. 

Lexo më shumë  Gjenerallejtënant Jashari në Kroaci, kërkon që Kosova të pranohet me të drejta të plota në Kartën e Adriatikut

Famullia “Zoja e Shkodrës”, e themeluar në vitin 1989, është ndër institucionet e rëndësishme fetare dhe kombëtare të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kisha në Hartsdale u shugurua në vitin 1999 dhe ndër vite është bërë një vatër e rëndësishme e jetës fetare, kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në New York.

YouTube player