Lajme

Kurti me shefin e ri të EULEX-it, diskutuan për bashkëpunimin dhe zhvillimet në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e ri të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit, EULEX, Giovanni Pietro Barbano, me rastin e fillimit të mandatit të tij.

Duke e falënderuar për mikpritjen, Barbano e përgëzoi Kryeministrin Kurti për progresin mbresëlënës ekonomik dhe demokratik që ka shënuar Kosova.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti: Mbështetja strategjike e Mbretërisë së Bashkuar kyçe për zhvillimin dhe sigurinë e Kosovës

U bisedua për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të rendit dhe sigurisë me misionin EULEX me qëllim të forcimit të sundimin të ligjit, si dhe për zhvillimet në vend.

Kryeministri Kurti theksoi përkushtimin e Qeverisë për shtet ligjor, demokraci dhe mbrojtje të lirive dhe të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve që jetojnë në Republikën e Kosovës.

Lexo më shumë  Kurti: “Shtëpia e Verdhë” s’ka ekzistuar kurrë si vend për trafikimin e organeve nga pjesëtarë të UÇK-së, por është pjesë e narratives hibride të Serbisë

Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe Koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.​

Rruga Press

YouTube player