Lajme

Banka e Kosovës: Diaspora dërgoi në Kosovë 1.22 miliardë euro

Diaspora e Kosovës vazhdon të jetë njëra ndër shtyllat kryesore për ekonominë e Kosovës. Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka njoftuar se remitancat e pranuara në Kosovë arritën vlerën prej 1.22 miliard eurove, me rritje vjetore prej 6.0 për qind, që përfaqëson 13.7 për qind të BPV-së.

“Rritja e ngadalësuar e remitancave gjatë vitit 2022 mund t’i atribuohet deri në një masë përkeqësimit potencial të pozicionit financiar të diasporës kosovare, si pasojë e rritjes së kostos së jetesës me rritjen e nivelit të përgjithshëm të çmimeve, rritjes së normave të interesit e për pasojë shtrenjtimit të borxhit, dhe dobësimit të kërkesës së përgjithshme në eurozonë”, thuhet në “Raportin e Stabilitetit Financiar” të BQK-së, raporton RTKlive.

Lexo më shumë  Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi paraqitet në SPAK

Sipas këtij raporti, duke qenë se shumica e remitancave vijnë nga vendet e eurozonës, e që janë mbi 60.2 për qind, pasiguritë rreth dinamikave makroekonomike në vitin ë rrisin pasiguritë për këto të hyra të rëndësishme për ekonominë e vendit (13.7 për qind e BPV-së), duke vështirësuar tutje pozicionin e ekonomive familjare në vend, me efekte potenciale indirekte në dinamikat e rrezikut kreditor.

Po ashtu për vitin 2023, sipas BQK-së, rreziqet kryesore për stabilitetin financiar në nivel global vazhdojnë të mbesin tensionet e rritura gjeopolitike, ritmi i ngadalshëm i rënies së inflacionit (inflacioni bazë mbetet i lartë), dhe për pasojë, vazhdimi i shtrëngimit të politikave monetare përmes rritjes së normave të interesit – dinamikë që rrezikon të mbajë eurozonën, vendet e rajonit dhe Kosovën në një ambient me aktivitet të dobësuar ekonomik.

Lexo më shumë  "Rama shtrëngohet fort me Vuçiqin, por s'e luan prapanicën kur i jep dorën Albin Kurtit"

“Për vitin 2023, presionet inflacioniste, si dhe pasiguritë rreth aktivitetit ekonomik pritet të kenë ndikim në rënien potenciale të kërkesës për kredi dhe shkallën e përgjithshme të ndërmjetësimit financiar”, thuhet në raport.

Rruga Press

YouTube player