KryesoreLajme

Kurti: Po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se janë miratuar vendimet për dy marrëveshje, dy projekte madhore zhvillimore në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të mërkurën.

Ai ka thënë se për njërën do të kërkohet ratifikimi në Kuvend, për tjetrën autorizimi i Presidentes për nënshkrimin e të njëjtës.

“Pas mbledhjes së përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Shqipëri, me hapa të sigurt po ecim drejt realizimit të lidhjes hekurudhore Durrës-Prishtinë. Me ratifikim në Kuvend, do të përcaktohet procedura, do të ndahet kostoja, në mënyrë që hekurudha të realizohet”, ka shkruar ai.

Lexo më shumë  Tifozat Kuq e Zi protestojnë ndaj kandidaturës së Shqipërisë me Serbinë për EURO 2027 – publikojnë foto nga lufta në Kosovë

Ndërkaq, sipas tij, pas negociatave të suksesshme të Qeverisë së Kosovës me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), do të kërkohet autorizimi nga presidentja Vjosa Osmani, për nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit në vlerë prej 236.7 milionë dollarë, për siç thotë ai, investimin më të madh ndonjëherë në fushën e energjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *