KryesoreLajme

Kurti me drejtuesit e Raiffeisen Bank: Kosova ofron mundësi të mira për investime

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Johann Strobl dhe Shefen Ekzekutive të Raiffeisen Bank në Kosovë, Anita Kovaçiq.

U bisedua për zhvillimet financiare dhe bankare, për ekonominë e vendit dhe rajonit, dhe për mundësitë e mira që Kosova ofron për të bërë biznes.

Lexo më shumë  Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë

Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e stabilitetit bankar dhe transparencës financiare për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për mbështetjen e ndërmarrjeve vendore. Ai vlerësoi se Kosova ka potencial të madh zhvillimor dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve publike dhe sektorit bankar.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu rolin vendimtar të diasporës, e cila përveç remitancave, sjellë kapital investues, përvojë profesionale dhe rrjete ndërkombëtare që janë thelbësore për rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

Lexo më shumë  SPAK: Të dhënat e kompanive celulare lokalizojnë Belinda Ballukun pranë vilës F6 në White Rocks gjatë viteve 2024-2026

Rruga Press

YouTube player