Kurti: Më 9 nëntor, Prizreni e ka mundësinë e artë me Artanin
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka vazhduar vizitat në komunat ku të dielën zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Gjatë një takimi në fshatin Korishë të Prizrenit, ai tha se “në çdo fshat e çdo lagje të Prizrenit ndihet nevoja për ndryshim”.
“Në çdo takim e tubim që kemi, kjo ndjenjë është e qartë. Hapi i parë është bërë bashkë, tani është koha për hapin vendimtar – fitoren tonë dhe mirëqeverisjen për qytetarët”, ka deklaruar Kurti.
Ai u shpreh i bindur se qytetarët e Prizrenit do t’i japin besimin kandidatit të Vetëvendosjes, Artan Abrashi, më 9 nëntor. “Prizreni e ka mundësinë e artë me Artanin”, ka theksuar Kurti.
Rruga Press

