KryesoreLajme

Kurti mbajti fjalim në Vatikan

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka mbajtur mbrëmë një fjalim të veçantë në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli, ku Filharmonia dhe Kori i Operës së Kosovës interpretuan oratorion La tempesta sul lago të Kardinal Domenico Bartolucci.

Në fjalimin e tij, Kurti theksoi rëndësinë historike të muzikës në Kosovë dhe kontributin e figurave të njohura si Niketë Dardani, Lorenc Antoni dhe Shën Tereza e Kalkutës në traditën muzikore të vendit.

Lexo më shumë  Shpopullimi nga rilindja/ Në 10 vite, qarqet e mëdha të Veriut humbën një të katërtën e popullsisë në Shqipëri

“Është një nder i madh të jem këtu sonte, në një vend ku muzika e shenjtë ka formësuar jetën shpirtërore dhe artistike të botës për shekuj me radhë. Në Vatikan, përmes Korit të Kapelës Sistine dhe trashëgimisë së kompozitorëve si Palestrina, Allegri dhe Kardinal Domenico Bartolucci, muzika ka shërbyer prej kohësh si një formë lutjeje, përsiatjeje dhe përkushtimi”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Eurodeputetët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të ndërtimeve në zonat e mbrojtura dhe shfuqizimin e ligjit në Shqipëri

Rruga Press

YouTube player