KryesoreLajme

Kurti: Marrëveshja për energjinë, rezultat i punës sonë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e arrëveshjes për faturimin e energjisë në veri të arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky është rezultat i punës së Qeverisë që ai e udhëheqë.

Kurti ka thënë se së shpejti do të fillojë edhe faturimi i rrymës për komunat në veri.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

“Është mirë që do fillojë inkasimi i energjisë në veri sepse i është shkaktuar dëm i madh Kosovës”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur më 2013-tën, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës dhe MINT-së. Peci: 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *