Lajme

Kurti kujton sulmin me eksploziv te “Tre Rrokaqejt”, kërkon të zbulohen fajtorët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar të premten 10-vjetorin e sulmit me eksploziv te “Tre Rrokaqejt” në veri të Mitrovicës që ndodhi në banesën e familjes Haradinaj e ku mbeti i vrarë Selver Haradinaj dhe u plagosë gruaja dhe dy fëmijët e tij.

Kurti ka thënë se do të kërkojnë e do të angazhohen për drejtësi. Ai ka theksuar se autoritetet e prokurorisë dhe policisë e kanë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve.

Lexo më shumë  E premtoi për sivjet, Përparim Rama s’e fut tramin elektrik në buxhet

“U bënë 10 vite prej sulmit të tmerrshëm me eksploziv te “Tre Rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës, në banesën e familjes Haradinaj. Ky sulm terrorist e vrau Selver Haradinajn dhe la të plagosur gruan e dy fëmijët e tij. Fajtorët nuk dihen. Organet e rendit qenë shprehur asokohe se sulmi mund të ketë edhe prapavijë etnike dhe mund të jetë kryer prej strukturave ilegale e kriminale të Serbisë, trashëgimi e zgjatur e pasluftës nga regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Sot ne e kujtojmë me dhimbje e pikëllim Selver Haradinajn, dhe kërkojmë e angazhohemi për drejtësi. Autoritetet e prokurorisë dhe të policisë kanë gjithë mbështetjen që të veprojnë për zbulimin dhe kapjen, drejt gjykimit dhe dënimit të fajtorëve. Kohët e fundit institucionet kanë arritur të zbulojnë autorët e disa krimeve të kësaj natyre. Prandaj kemi shpresë e besim që do të vihen para drejtësisë edhe vrasësi apo vrasësit e Selver Haradinajt. Përmes drejtësisë dhe dënimit të kriminelëve Kosovën do ta bëjmë vend demokratik e prosperues ku të gjithë qytetarët jetojnë e punojnë të sigurt pavarësisht përkatësisë kombëtare e fetare, gjinore e sociale”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Reuters: Akuzat për korrupsion shkaktojnë përleshje në Shqipëri midis policisë dhe protestuesve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *