Lajme

Kurti kujton masakrën e Lybeniqit: Drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar 24 vjetorin e masakrës në fshatin Lybeniq të Pejës, ku u ekzekutuan në mënyrë mizore mbi 80 persona.

Kurti shkruan se në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë, shkruan arbresh.info.

“Më 1 prill të vitit 1999, në orët e hershme të mëngjesit, njësitë paramilitare serbe të udhëhequra nga grupi “Çakejt”, rrethuan dhe me pas hynë në brendësi të fshatit Lybeniq të Pejës.Pasi i tubuan banorët në qendër të fshatit, i ekzekutuan mbi 80 persona në mënyrën më mizore. Në mesin e të masakruarve kishte burra, gra e fëmijë. U vra edhe një foshnje 18 muajshe. U vra, masakrua dhe u zhduk edhe një grua shtatzënë”, shkruan Kurti në Facebook.

Lexo më shumë  Il Fatto Quotidiano: Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria në drejtimin e Ramës cilësohet narko-shtet nga gazetarët italianë

Po ashtu, Kuri shkruan se në mesnatën e 1 dhe 2 prillit të vitit 1999, në Gjakovë u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur.

“Në mesnatën e 1 dhe 2 prillit 1999, në Gjakovë, u masakruan mbi 60 burra, gra e fëmijë. Anëtarë të familjeve Vejsa, Hoxha, Haxhiavdija, Caka, Gashi dhe Nuçi, bashkë me shtëpi u dogjën të gjallë e të vdekur. Në mesin e vrasësve kishte edhe fqinjë të tyre”, shkruan Kurti.

Lexo më shumë  Hapet tenderi për linjën hekurudhore Fushë Kosovë-Klinë-Pejë dhe Klinë-Prizren

Ai shprehet se drejtësia e munguar e bën dhimbjen edhe më të rëndë. “Nuk i harrojmë kurrë”, përfund ai.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *