KryesoreLajme

Kurti: Krime kundër njerëzimit ka kryer Serbia e Millosheviçit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiqit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është kërcënim për përsëritjen e krimeve kundër njerëzimit që ka kryer diktatori Sllobodan Millosheviç. Në fjalimin me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Kurti mbrojti luftën e drejtë të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që ndodhet në Hagë dhe tha se barazimi i veprës së tyre me atë të pushtuesit është i papranueshëm

Lexo më shumë  Pse Enver Hoxha ishte kundër Republikës së Kosovës në kuadër të Federatës Jugosllave?

“Brengosemi që krerët e UÇK dhe Republikës po akuzohen padrejtësisht sepse guxuan të marrin armët për liri kundër një regjimi gjenocial. Akuzat kundërt tyre nuk qëndrojnë, nuk marrin parasysh kontekstin historik”, tha Kurti, përcjell A2 CNN.

“Krime kundër njerëzimit ka kryer Serbia e Millosheviçit. Kërcënim për përsëritjen e tyre është sot Serbia e Vuçiçit. Barazimi mes krerëve të UÇK-së dhe një regjimi gjenocidal është i paqëndrueshëm dhe i papranueshëm për ne”. 

Lexo më shumë  Andi Bushati për reagimin e Ramës ndaj falamingove: “Një prerje në besë e Shqipërisë së re”

Rruga Press

YouTube player