KryesoreLajme

Kurti krenar me ushtarët e FSK-së: “Ujku i Çeliktë” tregon shpirtin tuaj ushtarak !

Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte i pranishëm sot në ditën e vizitorëve, në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”, të Forcës së Sigurisë e Kosovës (FSK), i cili u mbajt në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë,

Kurti tha se ndihet krenarë sa herë është afër ushtarëve të FSK-së. Ndërsa tha se  “Ujku i Çeliktë”,  tregon shpirtin ushtarak të ushtarëve. Ndër të tjera Kurti theksoi se më shumë investim në ushtri, është më shumë siguri për qytetarët.

Lexo më shumë  Opozita do zgjedhje, që të mbërrijë diçka më shumë se rezultati i 28 dhjetorit. Ta shohim në qershor nëse votuesi do t'i mbështesë për bllokadën e re apo do t'i ndëshkojë

“ Jam shumë i lumtur të dëshmojë përparimin e ushtrisë në një kohë rekord. Ndihem krenarë sa herë jam pranë juve. Në këtë terren këtu jeni duke u stervitut dhe deshmuar strategjitë ushtarake, për të mbrojtur lirinë që u arrit me shumë gjak e djersë. Armatimet e reja deshmi e qartë për të pergatitur ushtrinë të përballojë çdo sfidë globale. Sot derisa ju shoh të përgatitur ju them se jeni frymezim për ne. Dëshmuam se po bëhemi gati me zell e disiplinë të lartë. “Ujku i Çeliktë tregon shpirtin tuaj ushtarak. Më shumë investim në ushtri, më shumë siguri për qytetarët. Përgëzojë çdo ushtarë, e çdo oficerë, mbani lartë nderin e krenarinë e vendit tonë, jeni dalë zotësit e vendit tonë,. Jeni mburoja më e mirë e vendit tonë. Na bëni krenarë edhe këtë herë si përherë”, ka thënë Kurti.

Lexo më shumë  Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit

Rruga Press

YouTube player