Kurti krenar me ushtarët e FSK-së: “Ujku i Çeliktë” tregon shpirtin tuaj ushtarak !
Edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti ishte i pranishëm sot në ditën e vizitorëve, në ushtrimin fushor “Ujku i çeliktë”, të Forcës së Sigurisë e Kosovës (FSK), i cili u mbajt në poligonin ushtarak në Babaj të Bokës në Gjakovë,
Kurti tha se ndihet krenarë sa herë është afër ushtarëve të FSK-së. Ndërsa tha se “Ujku i Çeliktë”, tregon shpirtin ushtarak të ushtarëve. Ndër të tjera Kurti theksoi se më shumë investim në ushtri, është më shumë siguri për qytetarët.
“ Jam shumë i lumtur të dëshmojë përparimin e ushtrisë në një kohë rekord. Ndihem krenarë sa herë jam pranë juve. Në këtë terren këtu jeni duke u stervitut dhe deshmuar strategjitë ushtarake, për të mbrojtur lirinë që u arrit me shumë gjak e djersë. Armatimet e reja deshmi e qartë për të pergatitur ushtrinë të përballojë çdo sfidë globale. Sot derisa ju shoh të përgatitur ju them se jeni frymezim për ne. Dëshmuam se po bëhemi gati me zell e disiplinë të lartë. “Ujku i Çeliktë tregon shpirtin tuaj ushtarak. Më shumë investim në ushtri, më shumë siguri për qytetarët. Përgëzojë çdo ushtarë, e çdo oficerë, mbani lartë nderin e krenarinë e vendit tonë, jeni dalë zotësit e vendit tonë,. Jeni mburoja më e mirë e vendit tonë. Na bëni krenarë edhe këtë herë si përherë”, ka thënë Kurti.
Rruga Press