KryesoreLajme

Kurti: Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

Sipas Kurtit, Kosova është ngritur për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International.

‘’Kosova ngritet për 10 vende në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International në krahasim me vitin e kaluar – në total për 31 vende prej se kemi marrë drejtimin e qeverisë.Lufta jonë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit vijon të japë rezultat e të marrë njohje e vlerësime ndërkombëtarisht. Ky është rankimi më i mirë (73/180) dhe vlerësimi më i lartë (44/100) ndonjëherë për vendin tonë në këtë indeks ndërkombëtar’’, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Kur pushteti sulmon individin, pranon se ka humbur debatin me qytetarët

Me luftim të korrupsionit fiton shteti e qytetarët, e bashkë me të edhe imazhi i vendit tonë i cili çdo herë e më shumë po përmirësohet, e Republika përherë e më shumë po lartësohet, ka shtuar Kurti.

YouTube player