KryesoreLajme

Kurti: Kosova nuk e harron se Bullgaria zbuloi e para Operacionin “Patkoi”

“Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë dhe bashkëpunimi institucional ndërmjet vendeve tona, tashmë janë politika zyrtare të dy shteteve tona, të shpallura dhe diskutuara gjerësisht në takime zyrtare dhe me krerët e shtetit bullgar”. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në pritjen e organizuar nga ambasada e Bullgarisë në Kosovë.

Të pranishëm në këtë ngjarje që ishte ftuar nga ambasadori Hristo Gudjev, ishin edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Shwarz, ish Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, si dhe deputetë e ambasadorë të akredituar në vendin tonë.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

“Vendi ynë, Kosova, dhe vendi ynë aleat, Bullgaria, janë bashkuar gjithashtu nga orientimi ynë drejt demokracisë dhe shtetit të së drejtës, në një kohë kur autokratët e rajonit po inkurajohen të rrezikojnë vlerat demokratike”, u shpreh kryeministri.

Ai përkujtoi dhe se këtë vit Kosova do të shënojë 25-vjetorin e çlirimit tonë e me këtë rast, falënderoi Bullgarinë për hapjen e hapësirës së saj ajrore ndaj avionëve të NATO-s në vitin 1999 gjatë fushatës së bombardimeve mbi Serbinë – një fushatë që i dha fund gjenocidit kundër shqiptarëve të Kosovës.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

“Po ashtu, Kosova nuk ka harruar se ishin pikërisht autoritetet bullgare që zbuluan së pari Operacionin “Patkoi” – plani i Serbisë për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Ditët e Çlirimit Kombëtar si dita e Çlirimit të Bullgarisë dhe ajo e Çlirimit të Kosovës që do ta shënojmë në qershor, janë raste në të cilat duhet të kujtojmë edhe historinë se si u çliruan popujt tanë, sepse duke kujtuar se si e fituam lirinë tonë, do të dimë gjithashtu dhe se si ta mbrojmë atë”, tha kryeministri Kurti.

Rruga Press

YouTube player