Lajme

Kurti: Komuniteti shqiptar në Serbi duhet ta ketë vëmendjen e njëjtë si ai serb në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se komuniteti shqiptar në Serbi duhet ta ketë vëmendjen e njëjtë siç ka komuniteti serb në Kosovë.

Kurti në një postim në platformën “X” ka folur për shkeljet e të drejtave që iu bëhen shqiptarëve në Luginë të Preshevës nga ana e Serbisë, duke përfshirë këtu pasivizimin e adresave.

“Komuniteti shqiptar në Serbi duhet të ketë vëmendjen e njëjtë si komuniteti serb në Kosovë. Kjo është premisa për të drejtat e minoriteteve – se etniteti nuk mund dhe nuk duhet të determinojë vlerën tuaj në një shtet. 6000 shqiptarë etnikë (siç është raportuar nga Dr. Flora Ferati_Sachsenmaier) janë larguar ilegalisht nga listat e votuesve dhe nuk mund të votojnë, punojnë, blejnë pronë apo t’i dërgojnë fëmijët në shkollë. As qyteti i Preshevës e as Bujanoci në Serbi – popullata e të cilave është mbi 70 për qind shqiptarë – nuk kanë spital. Banorët janë të detyruar të shkojnë në qytetin fqinj, Vranjë, ku nga 700 të punësuar, nuk është asnjë shqiptar”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Dosja e SPAK/ Banda e Suel Çelës shoqëroi Edi Ramën në Elbasan

Ai ka treguar se në një konkurs së fundi për mjek “10 persona aplikuan, nëntë shqiptarë e një serb dhe u punësua i fundit”.

“Është vetëm një nga shembujt e diskriminimit anti-shqiptar”, tha Kurti.

Rruga Press

YouTube player