Lajme

Kurti: Komunat do të kenë 200 milionë euro më shumë gjatë vitit 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar kryetarët e komunave, ku kanë diskuar për nivelin lokal dhe për iniciativat e Qeverisë.

Kurti gjatë fjalimit të tij tha se për herë të parë në takim po marrin pjesë edhe kryetarët e komunave veriore, teksa shtoi se në këto takime ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve.

Lexo më shumë  Kosova do të hapë fabrikën e prodhimit të municionit dhe dronëve. Kurti: Sot hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake

“Takimet koordinuese të nivelit qendror dhe atij lokal janë takimet ku ka më së shumti përfaqësues të qytetarëve, e rrjedhimisht edhe temat që trajtohen janë të dobishme dhe kanë në fokus përmirësimin e jetës së qytetarëve”, theksoi ai.

Kryeministri shtoi tutje se lajm i mirë është se buxheti për komuna për vitin 2024 është rritur.

“Buxheti i përgjithshëm komunal arrin vlerën 742 milionë euro, 200 milionë euro më shumë për komuna gjatë kësaj qeverie, sesa në qeverisjet e kaluara”, tha ndër tjera ai.

Lexo më shumë  Maqedonci jep detaje për procesin e hapjes së fabrikës për prodhimin e municioneve dhe laboratorin për dizejnimin e dronëve

Kurti tha se qeverisja lokale e ka vëmendjen e nivelit qendror por edhe financat që pritet të konkretizohen mes bashkëpunimit të tyre. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *