Lajme

Kurti kërkon përkrahjen e Kroacisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim një delegacion të Komisionit për Integrime Evropiane nga Kroacia, të udhëhequr nga kryetari i këtij komisioni Domagoj Hajdukoviq. Në takim ishte edhe deputetja Ermina Lekaj Prljaskaj, kryetare e Grupit Parlamentar të Miqësisë Kroaci-Shqipëri.

Kurti e falënderoi delegacionin parlamentar kroat për vizitën e sotme, derisa i njoftoi të pranishmit për të arriturat e qeverisë në fushën e ekonomisë, në avancimin e demokracisë dhe menaxhimin e mirë të pandemisë.

Duke folur për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dyja vendeve, kryeministri Kurti njëkohësisht e falënderoi Kroacinë për bashkëpunim, sidomos në fushën e sigurisë.

Në këtë takim shumë miqësor, kryeministri Kurti po ashtu kërkoi bashkëpunim e mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe në Partneritetin për Paqe të NATO-s, por edhe në procese tjera në të cilat Kroacia ka përvojë edhe ekspertizë.

Lexo më shumë  Misioni i Këshillit të Evropës: Në zgjedhjet në Serbi pati dhunë, presion ndaj votuesve dhe prani të personave të maskuar

Nga ana tjetër, kryetari i këtij komisioni Domagoj Hajdukoviq e falënderoi kryeministrin për mikpritjen. Gjatë diskutimit rreth agresionit rus në Ukrainë, kryetari Hajdukoviq vlerësoi pozicionimin e qartë të Kosovës në sanksionimet e vendosura ndaj Rusisë duke thënë se nuk është koha për të qenë neutral.

Teksa theksoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes Kroacisë dhe Kosovës, Hajdukoviq shprehu mbështetjen dhe përkrahjen e shtetit kroat për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës dhe ndihmën për proceset integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Lexo më shumë  27 vjet nga masakra në Pastasellë të Rahovecit

Ai propozoi që të nënshkruhet një Memorandum bashkëpunimi mes Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kosovës dhe Komisionit për Integrimeve Evropiane në Parlamentin e Kroacisë për të ndihmuar anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.

Në takim u bisedua edhe për komunitetin shqiptar në Kroaci dhe atë kroat në Kosovë dhe për krijimin e mundësive dhe shanseve të barabarta për zhvillim dhe jetë më të mirë.​​ 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *