Lajme

Kurti kërkon ndihmën e Norvegjisë për “kthimin e trurit” në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar mbështetjen e shtetit të Norvegjisë për “kthimin e trurit” në Kosovë, është bërë e ditur në një komunikatë për media nga takimi i Kurtit me drejtoreshën për Evropën Juglindore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Kristin Melson.

Komunikata e Qeverisë thekson se Kurti është lavdëruar për “përfitime të gjithmbarshme” nga zgjedhjet e shkurtit duke thënë po ashtu se ka pasur edhe rritje të punësimit. Kurti po ashtu ka bërë të ditur planin e Qeverisë për një mekanizëm për kthim të trurit në vend.

Lexo më shumë  ​Mbledhja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, sot vendoset për avancimin e statusit të Kosovës

“Tashmë kemi stabilitet dhe legjitimitet në institucionet tona, por edhe besueshmëri të lartë qytetare, çka ka kontribuar në rritjen e investimeve, rritjen e të hyrave dhe ekonomisë dhe si rezultat edhe rritjen e punësimit. Qytetarët duan zhvillim, por edhe drejtësi, prandaj këta indikatorë pozitiv të ekonomisë duhet të shoqërohen me indikatorë pozitiv edhe në drejtësi, e cila duhet të jetë efikase, tha ai. U bisedua për zhvillimin e kapaciteteve njerëzore dhe planet e Qeverisë për ‘kthimin e trurit’ (brain gain). Lidhur me këtë, kryeministri e njoftoi znj.Melson për mekanizmin, që do të themelojë Qeveria, ‘Fondi i Ekselencës’, për të cilin edhe kërkoi mbështetje”, thuhet në njoftim.

Më tej, Kurti është lavdëruar për menaxhim të pandemisë, teksa ka përsëritur se Kosova është “kontribuuese e paqes dhe sigurisë në rajon”.

Ikja e të rinjve për punësime në vendet e huaja është dukuri që ka nxitur shqetësime viteve të fundit. Ikja e trurit është vënë re edhe te rritje e numrit të të diplomuarve që kanë kërkuar validim të diplomës për të punuar jashtë vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *