Kurti: Kemi nevojë për NATO-n derisa Kosova të hyjë në NATO
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova ka nevojë për NATO-n derisa të hyjë vetë në NATO.
Kurti ka thënë se prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme.
“Konsiderojmë që prania e NATO-s në Kosovë është e domosdoshme. Dëshirojmë të bëhemi anëtarë në Partneritetin për Paqe. Kemi nevojë për NATO në Kosovë deri atëherë kur të bëhet Kosova në NATO. Nuk bën të krijohet kurrfarë vakumi i paqes dhe sigurisë”, ka thënë Kurti gjatë një konference për media bashkë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz në Prishtinë të premten.
Rruga Press