KryesoreLajme

Gazeta gjermane: Fakti që Scholz e nis udhëtimin në Prishtinë dhe vetëm më pas udhëton për në Beograd, është shumë i rëndësishëm për Kosovën

Olaf Scholz ka udhëtuar sot drejt Kosovës

Pritshmëritë prej të parit të qeverisë gjermane janë të mëdha,  megjithatë rezultatet mund të jenë të pakëta. Por për këtë nuk është faji i kancelarit, sa i politikës së bllokuar të Evropës në Ballkan, shkruan frankfurter allgemeine.

Fakti që Scholz e nis udhëtimin në Prishtinë dhe vetëm më pas udhëton për në Beograd, është shumë i rëndësishëm për Kosovën. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock bëri të njëjtën gjë: fillimisht Prishtina, pastaj Beogradi.

Lexo më shumë  Llugaliu: Në dy vitet e fundit importi nga Serbia ka rënë për 70 për qind

Sa i përket liberalizimit të vizave, në Kosovë ka shpresë se pas zgjedhjeve parlamentare në Francë më në fund do të ketë një përparim dhe qytetarët e Kosovës do të lejohen të udhëtojnë lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian nga viti 2023. Vendi i ka përmbushur kërkesat teknike prej vitesh, por është bllokuar për arsye politike.

Për Kosovën dhe qeverinë e kryeministrit, Albin Kurti, heqja e vizave do të ishte një sukses i madh.

Lexo më shumë  Flamuri i Rusisë krah atij serb në ndeshjen Serbi – Angli, analisti: Sanksionimi i Rusisë nga Evropa është i pakuptimtë!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *