Kurti: Kam drojën që Putini do ta shpërndajë luftën edhe diku tjetër, Ballkani në rrezik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin mund ta shpërndajë luftën edhe diku tjetër pasi nuk mund të ulet në tryezën e negociatave vetëm për shkak të luftës në Ukrainë.
Sipas Kurtit, Ballkanin Perëndimor është në rrezik, por thotë se populli është bashkë dhe aleancat me Perëndimin, SHBA-në e NATO-n mbesin të pashkëputura.
“Putini gjatë luftës sonë, ka përmendur Kosovën vetëm një herë në muaj. Ndërsa tani e përmend pothuajse çdo ditë duke tërhequr paralele fallse me Krimenë. Ai i cili kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s më 1999, dëshiron ta keqpërdor rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e vet. Jemi të brengosur, por jo të frikësuar. Populli është bashkë dhe aleanca jonë me BE-në, SHBA-në e NATO-n është e pashkëputshme. Presidenti rus dëshiron të ulet në tryezën e negociatave, jo me Zelenskyn, por me Bidenin. Për këtë qëllim, unë kam drojën që do ta intensifikojë luftën në Ukrainës, por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër sepse ai nuk mund të ulet dot në tryezën e negociatave vetëm me luftën në Ukrainë. Ballkani Perëndimor është në rrezik, megjithatë këtu veçse po bëhet lufta hibride. Në Nish, është Qendra Humanitare ruse, e cila është mbushur me plotë agjentë rusë. Por ne brengosemi, por s’jemi të frikësuar”, ka thënë Kurti të premten në konferencën për shtyp me kancelarin austriak.
Ndërsa sa i përket zgjedhjeve të 3 prillit në Serbi, Kurti ka thënë se nuk pret që të ketë ndonjë problem.
“Por edhe nëse, largqoftë, do të ketë ndonjë ekses, ne nuk do ta lejojmë të ndodhë”.
Rruga Press