Kurti: Ka interes të madh nga kompanitë botërore për ankandin e parë solar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se 160 kompani të ndyshme kanë shprehur interesim në lidhje me ankandin solar që u shpall bë maj të këtij viti.
Ai tha se këto kompani janë nga Evropa, Amerika, Azia si dhe Australia.
Këtë qëndrim e bëri të ditur në platformën “X”, ku ndër të tjera shkroi se “Ankandi ynë i parë Solar 100 MW ka tërhequr tashmë më shumë se 160 shprehje interesi deri më sot nga kompanitë kryesore europiane, amerikane, aziatike dhe australiane. Bëhuni pjesë e ankandit për t’u bërë pjesë e tranzicionit tonë të energjisë së gjelbër”, shkroi Kurti.
Kujtojmë se Qeveria e shpalli ankandin e parë për parkun me energji solare, me kapacitet prej 100 megavatësh dhe dha detaje se kompania që do ta fitojë këtë ankand do të përfitojë nga marrëveshja e garantuar 15-vjeçare për blerje të energjisë e qiradhënia e tokës për 30 vjet.
Rruga Press