Bota

Bogdanoviqi padit Aleksandar Vuçiqin pasi e quajti narkodiler

Sekretari i Përgjithshëm i Institutit për Strategjinë Euro-Atlantike, Boban Bogdanoviq ka paditur sot (e hënë) presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas akuzave që i janë bërë se gjoja “Bogdanoviq ka tregtuar me drogë”.

Kështu bëri të ditur vetë ai në një postim në rrjetin social “X”, ku tha se akuza të tilla kanë për qëllim asgjësimin e tij dhe ndalimin e agjendës politike të proceseve euroatlantike në Serbi, shkruan KosovaPress.

Lexo më shumë  Borrell: Në Gaza ka uri të plotë, po përparon drejt jugut

“Sot ngrita një padi kundër Republikës së Serbisë dhe presidentit të saj Aleksandër Vuçiq për shkak të gënjeshtrave që u përhapën për mua, se unë jam një ish-diler droge. Krijimi i një atmosfere të tillë në shoqëri ka për qëllim asgjësimin tim dhe ndalimin e agjendës politike të proceseve euroatlantike në Serbi”, ka shkruar ai. 

Rruga Press

YouTube player