Lajme

​Kurti: Jemi të përkushtuar për mbrojtjen dhe përparimin e të drejtave të njeriut

Është mbajtur takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës të organizuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

Siç bëhet e ditur në komunikatën qeveritare, në fjalën hyrëse të tij, kryeministri Kurti shprehu zotimin e qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat e nga programi qeverisës.

Lexo më shumë  Mega-afera/ Rama rihap tenderin 393 mln euro për portin e Porto Romanos

Ai tha se kjo do të arrihet nëpërmjet fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, ekonomi e trashëgimi, përmirësimit të cilësisë së mirëqenies të jetës së fëmijëve, garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, dhe përmirësimit të gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian. Ndërsa theksoi se shteti ynë duhet të dëshmohet më së shumti aty ku nevojat janë më të madhe.

Në këtë takim u diskutua për domosdoshmërinë e koordinimit të mëtejmë mes institucioneve dhe organizatave, dhe angazhimin e përbashkët për të hequr paragjykimet, për të luftuar varfërinë, investuar në edukim, banim e punësim dhe për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *