Lajme

Kurti: Jemi të interesuar të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe çmime të përballueshme për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A” në Obiliq.

Kurti ka thënë se janë duke bërë çmos që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike.

“Jemi të interesuar të kemi furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, dhe çmime të përballueshme për qytetarët. Andaj, kemi folur me ministren e Ekonomisë, Financave, që të bëjmë çmos në mënyrë që në këto ditë të dimrit të mos ketë probleme. Kemi bërë thirrje të racionalizojnë shfrytëzimin e energjisë elektrike. Duke na rënë blloqet kemi pasur hallin e devijimit, jemi detyruar të marrim më shumë energji se sa që kemi menduar”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Minatori humbi jetën, arrestohet administratori i minierës në Martanesh

Kryeministri ka bërë të ditur se janë duke bashkëpunuar me Shqipërinë sa i përket krizës energjetike.

“Jemi në bllokun rregullativ me Shqipërinë, pasi kemi arritur pavarësinë për energjinë elektrike, dhe me Shqipërinë jemi në komunikim e bashkëpunim sa i përket nevojave”, deklaroi Kurti.

Kurti më herët ka deklaruar se Kosova tashmë është duke u përballur me krizë energjetike. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Murati: Pala serbe s’ka dashur zgjidhje për dinarin, Beogradi dëshiron të vazhdojë të dërgojë para me thasë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *