Lajme

Kurti: Jam i gatshëm të heq masën e reciprocitetit nëse Serbia do të bëj të njejtën gjë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është treguar i gatshëm të heqë masën e reciprocitetit për targat, nëse Serbia do të bëjë të njejtën gjë. Gjatë një konference, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Kurti u shpreh se është i lumtur që masa e reciprocitetit u vendos në Kosovë.

“Në Kosovë nga data 20 shtator ka filluar se zbatuari vendimi i ri për pajisjen me targa të përkohshme për automjetet e Serbisë që hyjnë në Kosovë nga të gjitha pikat kufitare. Vendimi poashtu është duke u zbatuar edhe për sa i përket eliminimit të të gjitha targave ilegale që kanë qarkulluar në Kosovë që nga paslufta. Jam i lumtur që ky problem i dekadave po merr epilogun e merituar. Jam i lumtur poashtu që shoh përgjigjen pozitive të qytetarëve tanë, serbë lokal të të gjitha komunave të Kosovës për t’u pajisur me targa të përkohshme, teksa Qendrat për Regjistrimin e Automjeteve po punojnë me kapacitete të plota”, ka thënë Kurti.

Kurti gjithashtu u bëri thirrje kryetarëve të Komunave në veri, në mënyrë që të tërheqin kamionët, më të cilët qytetarët serb po bllokojnë rrugët.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

“Jam i njoftuar që pengesat që shpijnë tek rrugët kufitare janë duke u bërë me disa kamionë që janë pronë e institucioneve komunale dhe kjo sigurisht që përbën shkelje dhe keqpërdorim të pronës publike. U bëjë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të tërheqin automjetet e institucioneve komunale nga rruga dhe ftojë poashtu edhe grupin e organizuar të qytetarëve serbë që të largohen nga dy rrugët regjionale sepse kësisoj ata e kanë bllokuar edhe rrugën e tyre”, deklaroi ai.

Kurti tha se është në interes të të gjithëve vendosja e ligjshmërisë, ndërkohë që shtoi se ky veprim nuk ka qenë kundër qytetarëve serb, por një mënyrë që dy vendet të jenë të barabarta.

“Vënia e ligjshmërisë në vend është interes i të gjithëve prandaj unë jam i bindur që me kalimin e kohës këtë po e kuptojnë të gjithë. Nuk është as vendim e as nuk janë këto masa kundër dikujt, ose për ta diskriminuara dikë. Përkundrazi janë për të gjithë, për trajtim të barabartë. E kam thënë se vendimi për targat të përkohshme nuk u drejtohet qytetareve serbë të Kosovës dhe se ata e kanë të drejtën e plotë të pajisen me targa të përhershme të Kosovës”, tha ai.

Lexo më shumë  Sulmohet stacioni policor në Zveçan, hidhen dy granata dore

Kurti në fund të fjalës së tij tha foli edhe për takimin me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e BE-së në Kosovë. Ai tha se është i gatshëm që të tërhiqet nga zbatimi i kësaj mase në rast se edhe Serbia e bënë një gjë të tillë ndaj Kosovës.

“Kjo masë është e barabartë me atë që shteti i Serbisë e aplikon ndaj Kosovës për dy dekada. E kam bërë të ditur edhe në takimin që e kam pasur dje me ambasadorët e QUINT-it dhe me shefin e misionit të BE-së, se vendimi i Kosovës është në kornizën e zbatimit të ligjit dhe jam i gatshëm që në çdo kohë këtë masë ta heqë, nëse kemi një zotim të tillë edhe nga pala e Serbisë”, ka thënë Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *