Kurti: Interesimi për programet Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe, meritë e MASHTI-t që për herë të parë po ofron bursa vjetore prej 1000 euro
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shpërndau në Facebook postimin e ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, e cila tha se ka rritje të numrit të aplikimit për programin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi Shqipe në Universitetin e Prishtinës (UP), sipas Qeverisë, në këtë rritje aplikimesh ka ndikuar vendimi i Ministrisë së Arsimit për bursa vjetore prej 1 mijë eurosh për studentët që regjistrohen në këto dy programe.
Një gjëje të tillë, Kurti thotë se i është gëzuar, duke iu uruar suksese studentëve të cilët do të regjistrohen.
“Ky është numri më i lartë i aplikimeve në vitet e fundit, gjatë të cilave ishte shënuar një trend në rënie i interesimit për të studiuar në programin e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Prishtinës”.
“Këtij lajmi i gëzohemi edhe për faktin që nga ky vit për herë të parë MASHTI po ofron bursa vjetore prej 1 mijë euro për studentët që regjistrohen në këto dy programe. Ai është edhe dëshmi që këto bursa kanë dhënë rezultate pozitive në rritjen e interesimit për të ndjekur studimet në Gjuhë dhe Letërsi. U urojmë suksese në procesin e pranimit dhe studime të mbara të gjithë studentëve të rinj të Universitetit të Prishtinës”, ka shkruar Kurti.
Rruga Press