KryesoreLajme

Kurti: Ilir Konushevci ishte shpirti i UÇK-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë homazhe pranë varrezave të heronjve Ilir Konushevci e Hazir Malaj në 27 vjetorin e rënies së tyre. Kurti e quajti Konushevcin pasardhës të denjë të Zahir Pajazitit . Ai tha se Konushevci ishte shpirti i Ushtrisë Çlirimtare.

“Ishte shpirti i UÇK-së meqë ishte në krye të logjistikës dhe furnizimit, në një kohë të vështirë kur UÇK-ja po përballej me një ushtri që ishte shumëfish më e pajisur me armatime,  municion, mirëpo me vullnetin e çeliktë të luftëtarëve të paepur si puna e Ilir Koushevcit, edhe ajo që ishte e paimagjinueshme bëhej e mundur. UÇK-ja jo vetëm që merrte pjesë ne beteja, por edhe ngadhënjente aty”tha Kurti.

Kreu në detyrë i qeverisë tha se Konushevci kishte nisur veprimtarinë e tij shumë më herët, saktësisht me 1 3maj të vitit 1992. “Atëherë kur u formua organizata e fshehtë politike, “Shqiponjat”, dhe prej asaj dite nuk u ndal asnjëherë për shtimin e radhëve të UÇK-së”.

Lexo më shumë  Forcat speciale ukrainase futen prapa vijës mbrojtëse të rusëve dhe likuidojnë ushtarë të Putinit

Kurti tha se, pa njerëz si  Iliri nuk mund të kishte luftë çlirimtare pa të cilën nuk mund ta kishte as liri e as shtet.

“Andaj homazhet tona që i bëjmë tek varret e dëshmorëve e martirëve gjatë kësaj pranvere e në veçanti sot te Ilir Konushevi e Hazir  Malaj,  shprehim mirënjohjen e thellë për punën e sakrificën e tyre, por shprehim edhe përkushtimin tonë që të vazhdojmë rrugën e tyre e cila sot e ka kuptimin e një Republike të pavarur demokratike e sidomos me furnizim të ushtrisë sonë, me forcim të FSK-së,  ashtu që të kemi ushtri që i del zot atdheut edhe Republikës edhe popullit të Kosovës”, tha tutje kryeqeveritari në detyrë në këtë ditë përkujtuese për heronjtë Konushevci e Malaj.

Lexo më shumë  Një ditë pas zgjedhjeve/ Gahler: Numërimi i fletëve të votimit jashtë QV-ve duhet të adresohet! Ka shqetësime për shitblerjen e votës dhe presion

Sipas tij, Ushtria e Kosovës sot është më e pajisur e më e madhe se kurdoherë.

“Me gëzim themi se krenaria jonë për Ilir Konushevcin e Hazir Malën është në të njëjtën kohë edhe realitet i ri, sepse Kosova anë e mbanë posaçërisht rrotull kufirit me Serbinë ka më shumë forca se kurdo herë më parë dhe në këtë mënyrë brezi i ri do të mund të punojnë, studiojnë e flenë të qenë në mënyrë që asnjëherë të mos përsëritet që mund t’i përngjajë agresionit të Serbisë në të kaluarën”, tha ai.

YouTube player