Lajme

Kurti: Ilir Konushevci, emër i artë në historinë moderne të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe te varret e heroit Ilir Konushevci dhe doktorit Hazir Mala në 26-vjetorin e rënies së tyre.

Kurti ka thënë se komandanti Ilir Konushevci kishte kontribut të pashmangshëm në luftën çlirimtare të UÇK-së dhe lirinë e Kosovës pasi kishte barrë të dyfishtë, në njërën anë duhet ta pasonte udhëheqjen e Zahir Pajazitit, ndërkaq në anën tjetër duhet të sillet armatim nga Shqipëria në Kosovë.

Sipas tij, Ilir Konushefvci do të mbetet emër i lartë në historinë moderne të Kosovës, e cila është në themel të shtetit dhe “lirisë tonë si popull”.

Lexo më shumë  Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Ai ka theksuar tutje se armët që i mbanin ushtarët e UÇK-së, ishin pushkët e Ilirit, komandant “Mërgimit”, nofkë kjo e bartur gjatë luftës.

“Në mesin e tyre, ndër më të shquarit është komandanti Ilir Konushevci i cili kishte barrë të dyfishtë, në njërën anë duhet ta pasonte udhëheqjen e Zahir Pajazitit, ndërkaq në anën tjetër duhet panumër herë sa më shpesh sa më tepër i ngarkuar të sjellte armatim nga Shqipëria në Kosovë, pushkët e lirisë që mbanin ushtarët ishin pushkët e Ilirit, kontributi i trij i pashmangshëm. Emër i artë në historinë moderne të Kosovës, e cila është në themel të shtetit dhe lirisë tonë si popull”, ka deklaruar Kurti.

Lexo më shumë  Osmani bashkëbisedim me Hillary Clinton: Për ekonomi të zhvilluara dhe gra të fuqizuara, parakusht janë liria, paqja dhe demokracia

Shefi i ekzekutivit tha se në vitet e 90-ta është dashur të bëhet shumë punë vetëmohuese për luftë çlirimtare të suksesshme, pasi siç thotë ai, ushtarët dhe oficerët e UÇK-së kishin nevojë për furnizim, organizim e strategji, rekrutim nga disa njerëz të veçantë që e mundësuan lirinë e Kosovës si Ilir Konushevci e Hazir Mala.

Të enjten e 9 majit, mbushen 26 vjet nga vrasja e Ilir Konushevcit, njëri ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në dhe mjekut Hazir Mala.

Rruga Press

YouTube player