Lajme

Kurti i vuri kusht mbledhjen e qeverive për tu takuar, Rama firmos marrëveshjet

Pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i vuri kusht mbledhjen e dy qeverive për të pasur një takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ky i fundit ka bërë një reagim në rrjetin social Twitter.

Rama shkruan se se qeveria shqiptare i ka firmosur të gjitha marrëveshjet, dhe tani pret përgjigjen nga pala kosovare.

Lexo më shumë  "Merreni Bedri Hamzën dhe ejani në takim", Manxhuka i bën thirrje PDK-së

Kryeministri Edi Rama reagim në Twitter:

Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.

Rruga Press

Lexo më shumë  “Ligje me porosi për Kayon”/ Tabaku: Për kompanitë pranë oborrit qeveritar përjashtime fiskale, asnjë zgjidhje për fermerët
YouTube player