KryesoreLajme

Kurti i kërkon më shumë fonde BE-së për arsimin dhe punësimin e të rinjve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka kërkuar komisionerit të Bashkimit Evropian për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn, mbështetje për arsim dhe punësim.

Kurti ka takuar Hahnin në Gjermani, aty ku pritet që të merr pjesë bashkë me presidenten në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Kurti ka shkruar në Twitter se Kosovës i duhen më shumë fonde nga BE-ja.

Lexo më shumë  Komandanti Bashkim Jashari shkon në SHBA për të parë nga afër helikopterët Black Hawk që pritet t'i vijnë FSK-së

“Integrimi në BE ka të bëjë me reformat e lidhura me vlerat e BE-së. Me treguesit për ekonomi të mirë Kosovës dhe performancës në sundimin e ligjit, ne duhet të marrim më shumë fonde nga BE-ja. I kërkova komisionerit të BE-së për më shumë mbështetje për arsimin dhe punësimin e të rinjve”, ka shkruar Kurti.

Rruga Press

Lexo më shumë  Hipokrizia shqiptare përballë një akti racist, tipik trampist
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *