Lajme

Kurti i indinjuar me Prokurorinë: Arrestimi i Krasniqit tani qe KEK-u del me fitim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e së enjtes në Kuvend e ka shprehur indinjatën ndsj Prokurorinë, pas arrestimit të drejtorit të KEK-ut, Nagip Krasniqi. Kurti është shprehur i bindur se në Prokurori ekziston një disponim negativ karshi Qeverisë së udhëhequr prej tij.

Ai ka thënë se më këtë çështje do të merret drejtësia. Kurti ka theksuar se arrestimi i Krasniqit e ka gëzuar opozitën, por se kjo sipas tij nuk përben fakt të kësaj çështjeje.

“Është e vërtetë që dje u arrestua kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, tash ai është në ndalim 48 orë dhe është sistemi i drejtësisë i cili merret me çështjen e tij. Kjo çështje ka fakte dhe ne urojmë e shpresojmë që këto fakte të merren me profesionalizëm. Është fakt që pati një gëzim opozitar, por ky është fakt i opozitës jo i çështjes”, ka theksuar Kurti.

Ai e ka akuzuar Prokurorinë se nuk ka hetuar keqpërdorimet, që sipas tij, janë bërë në të kaluarën në KEK.

Lexo më shumë  Ish-zëdhënësi i NATO-s: Përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm për të shpëtuar jetët e qytetarëve të Kosovës

“E dimë që ka pasur shumë kryeshefa në KEK në të kaluarën dhe keqpërdorime marramendëse, por asnjëherë nuk janë hetuar nga prokuroria. Prokuroria është e zellshme në këtë rast, kur fitimi i KEK-ut më 2022 ka qenë 107 milionë euro. Zelli i prokurorisë për t’u marrë me deponimet, e faktet, e dëshmitë e keqpërdorimeve të mëhershme është zero, ndërkaq zelli për t’u marrë me kryeshefin i cili solli 107 milionë euro fitim ishte maksimal”, ka theksuar Kurti.

Ai është shprehur i bindur që në Prokurori ekziston një disponim politik negativ karshi qeverisë së tij.

Kjo sipas tij lidhet më kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj.

“Unë nuk kam dyshim që në Prokurorinë e shtetit ekziston një disponim politik negativ ndaj qeverisjes sonë, ndaj pushtetit të ri të dalë nga zgjedhjet e shkurtit. Kjo lidhet më shumë se me askë tjetër me figurën e Blerim Isufaj. Bëhet fjalë për një prokuror që është i mirënjohur që rastin e vrasjes së Dino Asanj e kategorizoi me vetëvrasje ndërsa vetëvrasjen e Hamdi Sopës e shndërroi në vrasje. Njihet si kryeprokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykata dhe pikërisht ky prokuror do të bëhet kryeprokuror, përkundër vullnetit të presidentes, kryeministrit dhe kryeparlamentarit. Është siklet i madh për tre krerët e shtetit kur drejtësia lëngon pikërisht për shkak se kemi një prokurori që nganjëherë nuk do e nganjëherë nuk din, e shpesh të dyja”, ka theksuar Kurti.

Lexo më shumë  Haxhiu përkujton "Epopenë e Dukagjinit": Përpjekja për liri as nuk rrethohet, as nuk ndalet, e as nuk thyhet

Gjithashtu, deputetët e VV-së Halil Thaçi, Arbër Rexhaj, Artan Abrashi e Adnan Rrustemi, kanë drejtuar gishtin drejt Prokurorisë, duke thënë se kjo është hakmarrje e Blerim Isufajt që nuk po bëhet Kryeprokuror. 

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *