Lajme

Kurti i dërgon telegram ngushëllimi familjes Delija për dy anëtarët që humbën jetën gjatë përmbytjeve në Gjermani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Delija nga Zahaqi i Pejës, të cilët humbën dy anëtarë të familjes nga fatkeqësia e përmbytjeve në Gjermani.

Shaban e Raza Delija disa ditë më parë humbën jetën në përmbytjet që përfshinë një pjesë të Gejrmanisë.

Në letrën e ngushëllimit, e cila i është dërguar familjes Delija në fshatin Zahaq të Pejës, kryeministri Kurti ua ka shprehur atyre ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e dy familjarëve në fatkeqësinë natyrore që goditi Gjermaninë.

Lexo më shumë  Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

“Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe bashkëndjejë me ju në këto ditë të rënda dhimbjeje e pikëllimi për familjen tuaj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit nga Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *