Lajme

Kurti i çuditur pse s’ka datë për takim të radhës në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur i çuditur që ende s’ka datë për takimin e radhës në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në një konferencë për media të premten, Kurti ka thënë se ka pritur një intensitet dhe dinamikë më të lartë në dialog pas 18 gushtit e 9 shtatorit të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

“Nuk kemi datë të radhës për takim. Kjo është pak e çuditshme për mua, pasi më 18 gusht jemi marrë vesh që të kemi takim çdo muaj. Më 9 shtator emisarët sollën propozimin e tyre. Kanë kaluar katër muaj dhe kemi pas veç një takim në Bruksel. Kam pritur intensitet dhe dinamikë më të lartë nga 18 gushti dhe 9 shtatori”, ka thënë Kurti.

Kreu i ekzekutivit gjithashtu ka treguar se patriarku Porfirije e anuloi ardhjen në Kosovë dje, pavarësisht se nga Qeveria iu dha leje të enjten.

“Atëherë kur s’kishin leje, dëshironin të hynin. Madje, mbanin konferenca për media nga Merdara. Dje që morën leje, nuk erdhën”, ka deklaruar Kurti.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *