Lajme

Kurti i bën thirrje diasporës që të investojë në Kosovë

Kryeministri Albin Kurti të premten ka folur për vizitën dy javore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përmendi negocimin e marrëveshjes me MCC-në në vlerë mbi 200 milionë dollarë.

Në Forumin e Bizneseve të Diasporës, Kurti tha se ka ftuar investitorët amerikanë të investojnë në Kosovë.

“Sapo jam kthyer nga një vizitë dy javore në SHBA. Gjatë vizitës kemi negociuar marrëveshjen me MCC për sektorin e energjisë. Në Amerikë, thirrja jonë ishte që të kontribuohet për Kosovën duke përfituar. Potencialet e Kosovës i kam prezantuar edhe në Davos”, tha Kurti.

Lexo më shumë  KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës përfundojnë stërvitjen “Golden Sabre 2024”

Kurti tha se viti 2021 ka qenë vit i zhvillimit ekonomik me rritje të investimeve direkte prej 22 përqind dhe rritje të të hyrave tatimore

Kurti ka ftuar mërgatën të investojnë në Kosovë, siç tha ai për zhvillimin e vendit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *