Bota

Alarm për ndërkombëtarët: Veproni para se të jetë tepër vonë. Nuk duhet të ketë një Srebrenicë tjetër

Veprimet e Rusisë në Ukrainë ofrojnë dëshmi të mjaftueshme për të arritur në përfundimin se Moska po nxit gjenocid dhe po kryen mizori që synojnë të shkatërrojnë popullin ukrainas, sipas raportit të parë të pavarur mbi akuzat për gjenocid në atë vend.

Raporti i nënshkruar nga 30 studiues juridikë dhe ekspertë për çështjen e gjenocidit, akuzojnë shtetin rus për shkelje të disa neneve të Konventës së Gjenocidit të Kombeve të Bashkuara, raportoi tw premten CNN. Paralajmëron se ekziston një rrezik serioz dhe i pashmangshëm i gjenocidit në Ukrainë, duke mbështetur akuzat me një listë të gjatë dëshmish të vrasjeve masive të civilëve, deportimet me forcë dhe retorika çnjerëzore anti-ukrainase e përdorur nga zyrtarët e lartë rusë.

“Ne mblodhëm top ekspertët juridikë nga bota të cilën ekzaminuan të gjitha provat dhe ata erdhën në përfundimin se Federata Ruse mban përgjegjësi për shkelje të Konventës së Gjenocidit në Ukrainë”, ka thënë Azeem Ibrahim nga Instituti “New Lines” – një nga institutet që përmblodhën raportin, tjetri është Qendra për të Drejtat e Njeriut “Raoul Wallenberg”.

Sipas Konventës së OKB-së për Gjenocidin, nënshkruesit e saj kanë obligim ligjor që ta parandalojnë gjenocidin – dhe raporti po nxit komunitetin ndërkombëtar që të veprojë.

“Ne nuk kemi aspak kohë, ne besojmë se ekziston një rrezik shumë serioz për gjenocid”, tha Ibrahim. “Secili shtet që është nënshkrues i Konventës, dhe ato janë 151 përfshirë Rusinë, secili shtet duhet të bëjë çfarë të mundet për ta ndaluar këtë, përndryshe edhe ata do ta shkelin konventën”.

Lexo më shumë  AlJazeera: Të paktën 30 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e urisë në Gaza

Në një nga pjesët më rrëqethëse të raportit, grupi bën një krahasim direkt me masakrën e Srebrenicës më 1995, duke i bërë thirrje botës që të veprojë para se të jetë vonë: “Detajet e vrasjeve masive të mbi 7000 djemve dhe burrave myslimanë të Bosnjës në Srebrenicë dolën para bashkësisë ndërkombëtare vetëm kur u bë tepër vonë për ta parandaluar një gjenocid që ndodhi brenda pak ditësh. Në vitin 2022, ne i kemi kapacitetet që t’i gjurmojmë me saktësi mizoritë e tilla”.

Raporti ia drejton gishtit drejtpërdrejt Moskës, duke akuzuar top zyrtarët e Rusisë për orkestrimin e nxitjes së gjenocidit dhe hedhjen e bazave për gjenocid në të ardhmen duke mohuar vazhdimisht ekzistencën e një identiteti ukrainas.

Kremlini fuqishëm kundërshtoi deklaratën e presidentit amerikan, Joe Biden, në prill se ai i konsideronte se veprimet e Rusisë në Ukrainë “gjenocid”.

Dy institutet thonë se Rusia ka shkelur Nenin II dhe Nenin III të Konventës së Gjenocidit. Neni II i konventës thotë se gjenocidi është përpjekje për të kryer veprime “me qëllim shkatërrimin e tërësishëm ose të pjesshëm të një grupi kombëtar, etnik, racor ose fetar”. Neni III ka të bëjë me “nxitje e drejtëpërdrejtë dhe publike për të kryer gjenocid”.

Lexo më shumë  E thotë kryeministri britanik: Nëse mposht Ukrainën, Putini nuk do të ndalet në kufirin me Poloninë

Si shembuj të dëshmive se Rusia po shkel konventën, ekspertët theksojnë deklaratat e përsëritura të presidentit rus, Vladimit Putin, i cili e ka bërë të qartë se ai beson se Ukraina nuk ka të drejtë të ekzistojë si shtet i pavarur.

Po ashtu theksojnë gjuhën çnjerëzore të përdorur nga top zyrtarët rusë për të përshkruar ukrainasit si dhe portretizimi i tyre për Ukrainën si një “shtet nazist” dhe “kërcënim ekzistencial” për Rusinë.

Por, raporti shkon edhe më tej se veç pretendimi se Rusia po tenton të kryejë gjenocid, duke i akuzuar forcat ruse për kryerjen e “mizorive të vazhdueshme dhe të përhapura kundër civilëve ukrainas” gjatë pushtimit.

Thotë se masakrat e dokumentuara mirë dhe ekzekutimet në Bucha, Staryi Bykiv dhe në rajonte Sumy e Chernihiv, sulmet e qëllimshme të Rusisë në strehimore, korridoret e evakuimit dhe ndërtesat shëndetësore, ashtu si dhe targetimi pa dallim dhe bombardimi i zonave banuese, përdhunimet, vjedhjet, depërtimet e detyruara në Rusi, të gjitha përbëjnë “model gjenocidal të shkatërrimit”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *