Kurti- Haradinajt: Ishe kryeministër kur dialogun ia le ish-presidentit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka replikuar të premten në Kuvend me deputetin e AAK-së, Ramush Haradinaj, duke i thënë se ky i fundit ishte kryeministër në kohën kur ia kishte lënë në dorë dialogun ish-presidentit, Hashim Thaçi.
“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është dialog i cili kurrë nuk është marrë më seriozisht se nga qeveria jonë. Kurrë më mos thoni se njohja reciproke vjen në fund apo është përmbyllëse. Ne jemi serioz në dialog, në bisedime, jemi shumë serioz, e trajtojmë me urgjencë çështjen e të pagjeturve të zhdukurve gjatë luftës. Deputeti Haradinaj ju keni qenë kryeministër, dialogun ia kenë lënë ish-presidentit. Dhe dhatë dorëheqje se mandej deshët të bëheni president. Presidente është Vjosa Osmani. Prandaj nuk mund të ju marrë që e keni seriozisht”, i ka thënë Kurti – Haradinajt.
Kuvendi i Kosovës është duke mbajtur debat parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Rruga Press