KryesoreLajme

Kurti-gazetares së Klan Kosovës: I thoni pronarit të televizionit tuaj t’ia kthejë Telekomit 62,2 milionë euro

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë prononcimit për media pas vizitës në Klinikën e Kardiologjisë, ka reaguar ashpër në pyetjen e gazetares së Klan Kosovës në lidhje me mungesën e albuminave. Fillimisht ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se albumina ka, porse ka pasur vonesa afro tri javore pasi është vonuar sjellja e tyre nga operatori ekonomik. Vitia ka thënë se “çdo vonesë evidentohet e dënohet operatori ekonomik”.

Lexo më shumë  Kritika të ashpra ndaj Serbisë në draftraportin e PE-së, kërkohet të ndiqet penalisht Radoiçiq

E më pas reagoi Kurti.

“Për transformim në shëndetësi nuk ka dilemë. I kemi prezantuar te rezultatet 4-vjeçare, e për to përgjigjet ministri. Ndërkaq znj. gazetare ju i thoni pronarit tuaj, pronarit të televizionit tuaj që t’ia kthejë 62.6 milionë euro Telekomit të Kosovës. Leji albuminat. 62.6 milionë euro duhet t’ia kthejë Korporata Devolli, Telekomit të Kosovës, pastaj flisni për albuminat”, tha Kurti.

Lexo më shumë  Rama nuk dorëzon Ballukun - Reagon Komisioni Evropian: Lufta kundër korrupsionit ka rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE

Rruga Press

YouTube player