Lajme

Christopher Hill bëhet Këshilltar i Lartë në organizatën serbe

Ish-amasadori amerikan Christopher Hill, i cili deri në vitin 2024 ishte Ambasador i ShBA-së në Beograd ka marrë një rol të ri, brenda organizatës serbe “Iniciativa Pupin” si Këshilltar i Lartë.

Kjo organizatë jo-qeveritare që e ka marrë emrin nga shkencëtari dhe diplomati serb që jetoi në Amerikë, Mihajlo Idvorski Pupin, synon që përmes angazhimeve të saj të afrojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës me Serbinë.

Lexo më shumë  Eurodeputetja italiane Ilaria Salis: Të rinjtë kanë dalë në rrugë duke kërkuar një Shqipëri të lirë pa korrupsionm, por qeveria në vend që ti dëgjojë ka zgjedhur represionin

Pupin përgjatë qëndrimit në ShBA loboi për interesat serbe dhe ngritjen e pozitës së vendeve sllave të Ballkanit pas Luftës së Parë Botërore, si dhe loboi fuqishëm për krijimin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene (Jugosllavia e Parë).

Përveç se angazhon diplomatë serbë në ShBA, kjo organizatë që në thelb është organizatë serbe lobimi, tashmë ka marrë në gjirin e saj edhe ish-ambasadorin Christopher Hill, i cili do të duhet ta ndihmojë Iniciativën Pupin në përafrimin e ShBA-së me Serbinë apo nëse duam të braktisim eufemizmat: do t’i duhet të bëhet lobist i interesave të Serbisë në ShBA.

Më poshtë gjeni fotografinë që paraqet tekstin e shpalljes së angazhimit të ish-ambasadorit Hill në këtë organizatë, ndërsa tekstin e plotë e gjeni duke klikuar këtu në website-in e Iniciativës Pupin:

Rruga Press

YouTube player